Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ آمَنَتْ فَنَفَعَهَا إِيمَانُهَا إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّا آمَنُوا كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ
E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe. (98)
Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? -
Kështu, nuk ka pasur ndonjë popull që ka mohuar profetët dhe që ka besuar në momentet e përjetimit të ndëshkimit, dhe t'i ketë bërë dobi ky besim. Allahu i Madhëruar na tregon rreth Faraonit: "Faraoni tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij që i besojnë benu israilët! Edhe unë jam musliman!” [Junus 90] Por atij iu tha: "Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe shkatërrimtar?!" [Junus 91]. Gjithashtu, i Lartësuari ka thënë: "Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndër robërit e Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Po ashtu: "E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla!” Jo, kurrsesi!” [Muminun 99].Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar. -
Urtësia e këtij vendimi nga Zoti i Gjithpushtetshëm dhe i Urtë është shumë e qartë dhe e kuptueshme. Imani i imponuar nuk është si imani me përzgjedhje të lirë. Ai nuk është iman i vërtetë. Njeriu që beson i detyruar nga kushtet, kur largohen kushtet që e detyrojnë të besojë, menjëherë ai kthehet në mosbesim. Ky është rregulli i përgjithshëm i Zotit: Imani nuk të vlen nëse ndëshkimi ka filluar të zbresë. Përjashtim bën vetëm rasti i popullit të Junusit. Allahu na njofton se atyre u bëri dobi imani, edhe pse filluan të besonin veçse pasi vunë re shenjat e para të ndëshkimit. Ai thotë: "Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." Sigurisht që edhe ky përjashtim për këtë popull ka ndonjë urtësi tek i Gjithëdijshmi që ne nuk e dimë; dhe arsyeja jonë nuk arrin ta kapë. Thotë i Madhëruari: "Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. Ai hipi në një anije, që ishte e mbushur plot (me njerëz), dhe mori pjesë në një short, por humbi (ndaj e hodhën në det). Atë e gëlltiti peshku dhe e meritoi qortimin. Sikur ai të mos kishte qenë prej atyre që e përmendin shumë Zotin, do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri Ditën e Ringjalljes. Ne e nxorëm atë në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ashtu të sëmurë. Megjithatë, bëmë që të mbijë aty për të një bimë kungulli. Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë veta, dhe ata i besuan. Ne i lamë ata të jetonin deri në afatin e caktuar." [Safat 139 – 148]. Ndoshta urtësia është se Allahu e dinte që populli i Junusit, nëse do t’u jepej mundësia të jetonin e besonin pas ndëshkimit, ata nuk do të ktheheshin më pas në mohim. Ndërsa popujt e tjerë, edhe nëse do të ktheheshin e t’u jepej mundësia të besonin, ata nuk do të vazhdonin më në besim. Është i Gjithëdituri Ai që gjykon për çdo çështje.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë