Sureja El-Humeze (Përgojuesi — الهمزة) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




104 El-Humeze(الهمزة), Ajet 9

فِي عَمَدٍ مُمَدَّدَةٍ 9 ٩

në shtylla të gjata flakëruese. (9)

Tefsiri

Është Zjarri i Allahut, i ndezur fort,që depërton deri në zemër. Ai

(Zjarr)

do të qëndrojë i mbyllur mbi ta, me shtylla

(zjarri)

të shtrira. -

Lënda djegëse e këtij zjarri janë njerëzit dhe gurët. Aq e fortë është nxehtësia e tij, saqë ajo depërton deri thellë në zemër. Ata do të jenë të izoluar brenda kësaj nxehtësie dhe pa shpresë se mund të dalin ndonjëherë prej saj. Pas portave, janë vendosur kangjella të larta, që ata të mos dalin jashtë. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ndërsa ata që kaluan çdo kufi (në gjynahe ndaj Allahut), vendbanimi i tyre është Zjarri. Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.”. [Sexhde 20]. E lus Allahun të na ruajë nga ky përfundim dhe të na ruajë nga çdo vepër që e bën atë të meritueshëm!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë