Sureja Kurejsh (Kurejshit — قريش) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




106 Kurejsh(قريش), Ajet 4

الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ 4 ٤

i cili i ushqen (ngop) ata nga uria dhe i siguroi nga frika. (4)

Tefsiri

...i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! -

Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë