Sureja El-Ma'un (Ndihmat e Vogla — الماعون) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




107 El-Ma'un(الماعون), Ajet 5

الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ 5 ٥

janë të pakujdesshëm (të harrueshëm), (5)

Tefsiri

Mjerë për ata që falen, e që ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm! -

Ky është një kërcënim për ata njerëz që janë të pakujdesshëm ndaj namazit, duke mos e falur në kohën e tij apo duke lënë mangët shtyllat dhe detyrat e namazit. Kjo vjen nga mosvëmendja e tyre ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme. Ata nuk i japin rëndësinë që i takon këtij adhurimi, i cili konsiderohet si më kryesori dhe mënyra më e mirë për t’iu afruar Allahut të Lartësuar. Këtu bëhet fjalë për pakujdesi me vetëdije ndaj çështjeve të namazit. Ndërsa pakujdesia nga harresa mund t’i ndodhë çdokujt madje edhe Profetit (a.s.) i ka ndodhur që të ketë harruar diçka prej namazit. Ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si zemërgurë, të pamëshirshëm dhe shtiracakë. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë