Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ
andaj, bënë namaz për Zotin tënd dhe therr kurban. (2)
Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! -
Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur'anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë