Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِمَنْ خَافَ عَذَابَ الْآخِرَةِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمٌ مَجْمُوعٌ لَهُ النَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوْمٌ مَشْهُودٌ
Me të vërtetë, në këtë ka këshillë për atë që i dron dënimit të Ditës së gjykimit. E, ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit dhe ajo është Dita në të cilën do të jenë prezent të gjithë. (103)
Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet Dënimit të Jetës Tjetër. -
Në të gjitha këto histori të përmendura, te ndëshkimet që Allahu i Madhëruar zbriti mbi zullumqarët, ka fakte të shumta për këdo që i druhet ndëshkimit në ahiret. Këto histori ndikojnë tek ata që e besojnë ringjalljen dhe llogarinë para Zotit të Gjithëditur dhe të Drejtë. Ato na mësojnë se të gjithë ata që bëjnë padrejtësi dhe krime, kanë për të vuajtur ndëshkimin e dynjasë dhe të ahiretit. Ata do ta marrin shpagimin të plotë, ashtu sikurse e meritojnë, nga Allahu i Lartësuar, i Cili është i Drejtë dhe Ndëshkues i ashpër. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon që të përshkruajë ahiretin:Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë
(të gjithë). - Atë ditë, njerëzit do të mblidhen bashkë për të marrë të plotë shpërblimin e merituar, i mirë ose i keq qoftë, sipas veprave të tyre. Pushteti dhe sundimi i Allahut të Lartësuar do t’u shfaqet hapur. Të frikësuar e kokëulur para madhështisë së Allahut dhe drejtësisë së Tij absolute, njerëzit do të shpresojnë në mëshirën e Tij të gjerë. Atë ditë, ata do ta njohin Allahun e Lartësuar plotësisht, me fuqinë dhe pushtetin e Tij gjithëpërfshirës. Allahu i Lartësuar thotë se ajo është dita e dëshmuar. Për vërtetësinë e saj ka dëshmuar Allahu, melekët e Tij dhe të gjitha krijesat. Ajo është dita që do ta dëshmojnë dhe do ta përjetojnë të gjithë, pa përjashtim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë