Sureja Hud (هود) (Ajet 107)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 107

خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٌ لِمَا يُرِيدُ 107 ١٠٧

në të cilin do të mbetën përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt punon atë që don (pa mundësi kundërshtimi). (107)

Tefsiri

Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka,... -

Tek ai zjarr që u përshkrua më sipër, ata do të jenë të përjetshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: sa të jenë qiejt dhe toka, pra, sa të ekzistojnë qiejt dhe toka.

... përveç çfarë do Zoti yt. -

Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, përveç atij intervali kohor që do të dëshirojë Allahu i Lartësuar që të mos jenë në të. Kjo është periudha kohore e pritjes së tyre para hyrjes në Zjarr, Ditën e Gjykimit, sikurse kanë thënë shumica e komentuesve të Kur'anit. Kësisoj, pas hyrjes në zjarrin e Xhehenemit, ata do të jenë aty pafundësisht.

Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron. -

Allahu i Lartësuar vepron çdo gjë që Ai dëshiron. Çdo gjë që Ai vepron, ngrihet e bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij absolute dhe të paanë. Askush nuk mund ta pengojë Allahun nga ajo çka Ai dëshiron.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë