Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ
Dhe duro! Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk e humbë shpërblimin e bamirësve. (115)
Bëj durim,... -
Bëj durim, detyroje, përqëndroje veten tënde në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Bëhu i duruar dhe këmbëngulës për t’u larguar nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, për t’u larguar nga gjithçka që Allahu e ka ndaluar. Ji i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm në këtë rrugë dhe kurrë mos devijo prej saj! Kurrë mos u qaj dhe mos u trego i dobët dhe i pafuqishëm! Përkundrazi, ji i gjallë dhe sistematik në rrugën e Allahut! Asnjëherë mos harro një fakt, i cili do të të ndihmojë në këtë rrugë:...se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve! -
Allahu i Lartësuar nuk e humbet kurrë punën dhe shpërblimin e bamirësve. Përkundrazi, Ai ka për t’ua pranuar veprat dhe do t’i shpërblejë sipas tyre. Allahu i Lartësuar, me bujarinë e Tij, do të marrë si shembull punën më të mirë dhe më të plotë që ata kanë bërë. Sigurisht, këto ajete janë nxitje e fortë për besimtarin për të kultivuar dhe forcuar durimin e tij. Duke përmendur shpërblimin, Allahu i Madhëruar i bën shpirtrat më të gjallë dhe ambiciozë dhe u jep një vullnet të fortë për të vazhduar në rrugën e bindjes ndaj Tij. Sa herë që shpirtrat lodhen dhe dobësohen, kujtimi i shpërblimit të Allahut të Lartësuar u jep fuqi për të vazhduar më tej, derisa ta takojnë Atë e ta marrin shpërblimin të plotë nga bujaria e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë