Sureja Hud (هود) (Ajet 117)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 117

وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ 117 ١١٧

Dhe, Zoti yt, kurrë nuk i ka shkatërruar vendbanimet padrejtësisht, nëse banorët e tyre kanë jetuar në harmoni dhe drejtësi në mes vete. (117)

Tefsiri

Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte ato vende, nëse banorët e tyre do të ishin vepërmirë. -

Allahu i Lartësuar nuk do t’i shkatërronte popujt, po të ishin vepërmirë, domethënë të vazhdueshëm në punë të mira dhe të përqendruar në rrugën e drejtë. Allahu i ka ndëshkuar vetëm sepse ata dilnin jashtë kufijve të Tij, pa pasur asnjë justifikim. Kështu ndëshkohen ata që e dinë të vërtetën dhe nuk e zbatojnë atë. Kurse kuptimi tjetër është: Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk do të shkatërronte njerëzit për padrejtësitë që kanë bërë në të shkuarën, nëse ata i kthehen të penduar, duke ndrequr besimin dhe veprat e tyre. Pendimi i sinqertë i fshin dhe i mbulon gjynahet. Punët e mira që pasojnë të këqijat të shpëtojnë nga ndëshkimi i ashpër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë