Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا مَنْ رَحِمَ رَبُّكَ ۚ وَلِذَٰلِكَ خَلَقَهُمْ ۗ وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
Përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt. E, për ata edhe i ka krijuar Ai. Dhe, u plotësua fjala e Zotit tënd: “Do ta mbushë, me të vërtetë, xhehennemin me xhind dhe njerëz bashkarisht!” (119)
...Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. -
Këta janë ata të cilët i udhëzon Allahu te njohja e të vërtetës dhe në veprat e sinqerta sipas kësaj të vërtete. Këtyre u paraprin mirësia dhe përkujdesi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili u ka dhënë sukses të plotë. Ai u mundëson sukses qoftë në mësimin e të vërtetës, qoftë në punën e sinqertë sipas kësaj të vërtete, të sjellë me Shpallje dhe profetë. Ndërsa të tjerët janë ata që mbështeten tërësisht në forcat e veta dhe aspak tek Allahu, duke mos kërkuar udhëzimin prej Tij, prandaj e meritojnë devijimin dhe largimin nga rruga e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Për këtë edhe i krijoi ata. -
Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit në atë mënyrë që prej tyre të ketë fatbardhë dhe të tjerë që meritojnë të jenë fatzinj, që disa të ndjekin rrugën e drejtë dhe disa të kundërshtojnë të ndjekin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e udhëzon grupin e parë, sepse ata i mbështeten Atij dhe e kërkojnë udhëzimin e Tij. Ndërsa të tjerët e meritojnë devijimin nga e vërteta, sepse ata vetë e shpërfillin udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Kështu do t’u bëhet e qartë robërve drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar. Kështu do të dalë haptaz gjithçka që është mbajtur e fshehtë në zemër, e mirë apo e ligë qoftë. Të gjithë do të paraqesin atë çka fshehin përbrenda vetes në tregun e xhihadit dhe të ibadeteve, në tregun e përpjekjes për ta adhuruar Allahun dhe për të jetuar me devotshmëri. Këto nuk mund të zbuloheshin, nëse ata nuk do të sprovoheshin. Allahu i Lartësuar i krijoi për t’i sprovuar, në mënyrë që të dalë qartë ajo çfarë fshehin brenda vetes dhe ajo çfarë shfaqin.Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.” -
Zjarri do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Po ashtu, edhe Xheneti do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Secili grup do të bëjë në këtë botë ato vepra që i përputhen atij vendi ku ata do të përfundojnë. Xhenetlinjtë bëjnë punë të banorëve të Xhenetit. Ata janë të bindur, të nënshtruar dhe të përkushtuar në adhurimin e Allahut. Ndërsa të tjerët bëjnë punët e banorëve të Zjarrit dhe do ta meritojnë ndëshkimin e atjeshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë