Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَإِلَيْهِ يُرْجَعُ الْأَمْرُ كُلُّهُ فَاعْبُدْهُ وَتَوَكَّلْ عَلَيْهِ ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
Perëndia i di sekretet e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Dhe Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për atë që punoni ju. (123)
Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. -
Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut të Lartësuar, atëherë kur do të dallohet qartë i miri nga i keqi.Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! -
Përkushtohu në adhurimin ndaj Allahut. Adhurimi i sinqertë është plotësimi i gjithçkaje që Ai na ka urdhëruar dhe largimi nga gjithçka që Ai na e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të përkushtohemi në adhurimin ndaj Tij, duke kryer të gjitha urdhëresat me sinqeritet ndaj Tij dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat me vazhdimësi. Të përkushtohemi në adhurim duke shpenzuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet tona, por duke mos harruar atë që është më e rëndësishmja: mbështetjen tek Allahu dhe jo në forcat tona.Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. -
Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t'ju freskojë dhe gjallërojë në rrugën drejt Tij: Allahu i Lartësuar nuk është i pavëmendshëm ndaj punëve tuaja të mira apo të këqija. Ai di gjithçka që ju bëni. Ai ka shkruar çdo vepër tuajën dhe ka për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.Këtu përfundon tefsiri i sures Hud. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë