Sureja Hud (هود) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 1

الر ۚ كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ 1 ١

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, ajetet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë shpjeguar nga ana e Gjithdijshmit dhe Plotëdijshmit. (1)

Tefsiri

Elif, Lam, Ra.

(Ky është)

Libër ajete e të cilit u zbritën plot urtësi... -

Allahu i Lartësuar thotë se ajetet e këtij libri madhështor dhe plot mirësi janë përkryer dhe zbritur në formën më të plotë, të urtë dhe me përpikmëri. Kumtet e këtij libri janë të vërteta, ndërsa urdhëresat dhe ndalesat e tij janë të drejta. Teksti i tij është zbritur në gjuhën më të pastër dhe shumë të pasur arabe, ndërsa kuptimet e tij janë të thella dhe të mrekullueshme. Ajetet e tij janë plot urtësi.

...dhe pastaj u shtjelluan nga Ai që është i Urtë e i Gjithëditur.... -

Ky libër është shtjelluar në mënyrën më të bukur nga Ai që është i cilësuar si Hakim - i Urti, që vendos gjithçka në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse me urtësi dhe drejtësi absolute. Allahu është gjithashtu El Habir - i Gjithëdituri, i Cili shikon dhe di hollësisht gjithçka që shfaqet ose që mbahet e fshehur. Nëse është Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që e ka përkryer, shtjelluar dhe qartësuar këtë libër, atëherë mos pyet për madhështinë, bukurinë dhe mrekullitë e tij! E çfarë të pyesësh për një Libër, që është i mbushur plot me urtësi dhe me mëshirë gjithëpërfshirëse?! I Lartësuari e shpalli këtë Libër me një qëllim madhor:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë