Sureja Hud (هود) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 24

مَثَلُ الْفَرِيقَيْنِ كَالْأَعْمَىٰ وَالْأَصَمِّ وَالْبَصِيرِ وَالسَّمِيعِ ۚ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ 24 ٢٤

Shembulli i këtyre dy grupeve është si i verbëri dhe i shurdhëri (në njërën anë) dhe ai që sheh dhe dëgjon (në anën tjetër). A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po këshilloheni?! (24)

Tefsiri

Këta dy grupe

(njerëzish)

mund të krahasohen me të verbrin dhe shurdhin përkundër atyre që shohin e dëgjojnë. -

Fatlumët dhe fatzinjtë, të lumturit dhe të dëshpëruarit janë si shembulli i dhënë në ajet. Të dëshpëruarit nuk arrijnë të shohin dhe dëgjojnë udhëzimin e drejtë dhe gjithçka që u sjell dobi. Ndërsa të lumturit e fatbardhët janë ata që e dëgjojnë dhe vështrojnë mirë udhëzimin e drejtë. Ata mund ta dallojnë qartë çdo gjë që i bën dobi në dynja dhe ahiret.

A janë njëlloj këta? A nuk po kujtoheni?! -

A mund të jenë të njëjtë këto dy palë? Jo, kurrsesi nuk mund të jenë të njëjtë. Mes tyre ka ndryshime aq të mëdha, saqë nuk mund të përshkruhen me fjalë. O njerëz! A nuk i shihni këto shembuj dhe të reflektoni ashtu si duhet në lidhje me këtë çështje? A nuk e dëgjoni dhe shihni udhëzimin e Zotit në rrugën e drejtë? A nuk po e nënshtroni veten për të kryer ato punë të mira që të afrojnë tek Ai dhe t'u largoheni atyre punëve të këqija që ju largojnë prej Tij dhe ju zhysin në dëshpërim në të dyja jetët?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë