Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۚ وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الَّذِينَ آمَنُوا ۚ إِنَّهُمْ مُلَاقُو رَبِّهِمْ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Perëndia. E, unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se ju, me të vërtetë, jeni popull që nuk di. (29)
“O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu.” -
Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri në këmbim të pranimit të ftesës sime në rrugën e drejtë, që ju të pretendoni se po rëndoheni.“Unë nuk kam për t'i dëbuar kurrë besimtarët.” -
Me sa duket, ata i kërkuan Profetit që t'i dëbonte besimtarët e varfër, të dobëtit dhe jo të fismit. Por ai u përgjigj: Unë nuk i përzë kurrë besimtarët. Kjo është padrejtësi, prandaj unë nuk mund ta bëj atë. Përkundrazi, unë jam urdhëruar që t’i pres e t'i trajtoj ata me dashuri, dhembshuri, bujari e mirësjellje.“Ata do të takohen me Zotin e tyre;...” -
Është Allahu i Madhëruar Ai që ka të drejtën e llogarisë dhe të shpërblimit të robërve . Ai do t’i shpërblejë robërit e Tij besimtarë për imanin dhe devotshmërinë e tyre, duke i futur në Xhenetin e mirësisë.“...kurse ju, po shoh se jeni njerëz që nuk dini.” -
Kërkesa juaj për të përzënë eulijatë e Allahut është injorancë e thellë. Është injorancë, gjithashtu, që ju refuzoni të vërtetën për shkak se atë e kanë pranuar këta njerëz. Padituri është edhe justifikimi juaj se unë qenkam thjesht një njeri si ju dhe nuk ka pse të kem ndonjë përparësi ndaj jush.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë