Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Dhe Nuhut i qe shpallur: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përpos atyre që kanë pranuar fenë, andaj mos u pikëllo për atë që punojnë ata, (36)
Tefsiri
Nuhut iu shpall: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u brengos për veprimet e tyre!” -Zemrat e tyre janë ngurtësuar, prandaj nuk kanë për të besuar. Për këtë arsye, mos u trishto dhe as mos u kushto rëndësi atyre. Kuptoje se tashmë Allahu i Madhëruar i urren ata dhe ka vendosur që ndëshkimi mbi ta të mos kthehet mbrapsht.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë