Sureja Hud (هود) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 45

وَنَادَىٰ نُوحٌ رَبَّهُ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ابْنِي مِنْ أَهْلِي وَإِنَّ وَعْدَكَ الْحَقُّ وَأَنْتَ أَحْكَمُ الْحَاكِمِينَ 45 ٤٥

E Nuhu iu lut Zotit të tij dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë!” (45)

Tefsiri
Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.” -

Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. Premtimi yt është i vërtetë dhe ti më urdhërove që në anije të fus nga një çift të çdo lloj gjallese dhe familjen time. Dhe unë jam i bindur se premtimi yt nuk ndryshon kurrë. Me sa duket, Nuhu (a.s.) ishte tejet i trishtuar për djalin e tij dhe shpresonte se premtimi i Allahut e përfshinte edhe atë. Ai mendoi se urdhri i Allahut ishte që të hipte në anije të gjithë familjen e tij, pa përjashtim, si ata që besonin, edhe ata që nuk besonin. Megjithatë, ai e la çështjen plotësisht në dorë të Zotit, me një edukatë të shkëlqyer. Nuhu (a.s.) ia la çështjen Atij që i takon urtësia absolute. Por i Madhëruari tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë