Sureja Hud (هود) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 49

تِلْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهَا إِلَيْكَ ۖ مَا كُنْتَ تَعْلَمُهَا أَنْتَ وَلَا قَوْمُكَ مِنْ قَبْلِ هَٰذَا ۖ فَاصْبِرْ ۖ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ 49 ٤٩

Këto janë lajmet e ngjarjeve të padukshme, që Ne t’i shpallim ty. Nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpaljes së Kur’anit). Andaj, duro! Se, me të vërtetë, në fund, fitorja është e besimtarëve. (49)

Tefsiri

Këto janë disa nga tregimet për të padukshmen, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij

(Kur'ani). - Edhe populli yt, ashtu sikurse ti, nuk dinin gjë për këto ngjarje, prandaj nuk mund të thonë se ti i dije ato më parë. Ti lavdëroje e shprehi mirënjohjen Zotit tënd, bëj durim dhe ji i qëndrueshëm në këtë fe të mrekullueshme, që të ka dhënë Zoti. Përqendrohu në rrugën e thirrjes për në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm. Gjithashtu, kujto vazhdimisht se:

Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve. -

Përfundimi i mirë u takon të devotshmëve, atyre që ruajnë veten nga shirku, poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Zotit. Prandaj gëzohu dhe le të qetësohet zemra jote, se ti do të triumfosh kundër çdokujt që të lufton, ashtu sikurse Zoti e ndihmoi dhe e lartësoi Nuhun mbi popullin e tij jobesimtar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë