Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا مُفْتَرُونَ
(Ia dërguam) Adit – vëllaun e tij Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues (nëse adhuroni tjetër kënd). (50)
Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre, Hudin. -
Në popullin e Adit dërguam një profet, i cili ishte vëllai i tyre nga gjaku. Adët ishin një fis i njohur, që jetonin në krahinën Ahkaf, në Jemen. Allahu i Madhëruar dërgoi një profet nga mesi i tyre, Hudin, që t’u mësonte fenë dhe diturinë e dobishme. Ky profet i sinqertë u tha atyre:“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin, veç Tij. Ju veçse trilloni!” -
Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun si Një të Vetëm dhe i ndaloi nga çdo adhurim tjetër, që ata nuk ia përkushtonin Allahut. Hudi u bëri të ditur se, duke adhuruar dikë tjetër veç Allahut, ata kishin trilluar mashtrimin më të madh dhe më të dënueshëm. Nuk ka krim më të madh se një mashtrim i tillë dhe rënia në idhujtari. Për këtë arsye, profeti Hud i këshilloi ata që të ktheheshin nga kjo rrugë dhe u mësoi se adhurimi i një Zoti të vetëm është detyra më e madhe. Çdo lloj adhurimi tjetër është i kotë dhe i gabuar. Më pas, ai i kujton se nuk kishte asnjë pengesë që ata t’i bindeshin thirrjes së tij, sepse:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë