Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Na pohojmë se vetëm ty të ka qëlluar ndonjë e keqe nga zotrat tonë” Ai tha: “Unë e dëshmoj Perëndinë, e dëshmonie edhe ju, se unë jam larg nga ato që ju i bëni shok Perëndisë, (54)
Tefsiri
“Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij.” -Ne besojmë se zotat tanë duhet të të kenë ndëshkuar me çmenduri, prandaj dhe ti na thua gjëra të palogjikshme e të papranueshme. Subhanallah! I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Allahu! Vërtet, ato ishin zemra të vulosura. I Madhëruari i vulosi ato për shkak se ishin të mbushura me padrejtësi e ligësi. Si mund të flitet kështu për njeriun më të sinqertë dhe më të plotë, i cili sjell mesazhin e Zotit?! Çdo njeri me logjikë të shëndoshë do të kishte turp madje edhe t’i përcillte këto fjalë nga ata, sikur të mos i kishte cituar vetë Zoti i Madh për të treguar padrejtësinë e tyre. Profeti Hud (a.s.) ua bëri të qartë se ishte tepër i sigurt dhe i qetë se kurrsesi nuk mund të cenohej nga idhujt e tyre apo nga intrigat e vetë atyre arrogantëve, duke u thënë:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë