Sureja Hud (هود) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 57

فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ مَا أُرْسِلْتُ بِهِ إِلَيْكُمْ ۚ وَيَسْتَخْلِفُ رَبِّي قَوْمًا غَيْرَكُمْ وَلَا تَضُرُّونَهُ شَيْئًا ۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ 57 ٥٧

E, nëse ju shmangeni, thuaj: “Unë ju kam treguar për atë që jam dërguar te ju. E Zoti im në vend tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju, - nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi Atij. Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë”. (57)

Tefsiri

Nëse ata kthejnë shpinën

(thuaju)

: “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju.” -

Edhe nëse i ktheni shpinën ftesës sime, unë e kam kryer detyrën ndaj jush. Unë jua përçova qartë dhe saktësisht mesazhin, prandaj nuk kam asnjë përgjegjësi për ju. Dijeni, gjithashtu:

“Zoti im mund t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, ndërsa ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi.” -

Zoti im është i fuqishëm që të sjellë pas jush një popull tjetër, që të përkushtohen në përkryerjen e adhurimeve ndaj Tij dhe ta adhurojnë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Dëmi i shpërfilljes dhe i mosbesimit tuaj rëndon thjesht mbi ju. Allahun e Madhërishëm nuk e dëmton mosbindja e të pabindurve, ashtu sikurse nuk i sjell dobi apo rritje të pushtetit bindja e të bindurve. I Madhëruari thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve ." [Fussilet 46] Ose: "Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni." [Xhathije 15]. Më pas, i Madhëruari i kërcënon me llogarinë e Tij të drejtë dhe thotë:

“Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës i çdo gjëje”. -

Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, në bazë të të cilave edhe do t’i shpërblejë. Në fakt, ndëshkimi i tyre filloi që në këtë botë, kur i përfshiu një furtunë e fuqishme, sikurse thotë i Madhëruari në ajet tjetër: "(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë." [Dharijat 41, 42]. Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e shpëtoi Hudin nga ky ndëshkim, bashkë me besimtarët e tjerë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë