Sureja Hud (هود) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 59

وَتِلْكَ عَادٌ ۖ جَحَدُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ وَعَصَوْا رُسُلَهُ وَاتَّبَعُوا أَمْرَ كُلِّ جَبَّارٍ عَنِيدٍ 59 ٥٩

Qe, ky ishte populli i Adit. I mohuan rgumentet e Zotit të tyre dhe ishin të padëgjueshëm ndaj pejgamberëve të Tij dhe shkonin pas urdhërit të çdo zullumqari, kokëfortë. (59)

Tefsiri

Ja, ky ishte populli i Adit. Ata mohuan me forcë argumentet e Zotit të tyre... -

Me padrejtësitë e tyre, ata e merituan ndëshkimin e të Madhëruarit. Ata mohuan Shpalljen e Allahut dhe, me arrogancë e paturpësinë më të madhe, i thanë profetit Hud: "Nuk na solle ndonjë argument.". Ata ishin tërësisht të sigurt për vërtetësinë e Shpalljes së Hudit dhe për sinqeritetin e tij, por e mohuan atë me kryeneçësi. Allahu i Madhëruar thotë:

...kundërshtuan të dërguarit e Tij... -

Ai që nuk i bindet e nuk e beson një profet konsiderohet si mohuesi i të gjithë profetëve të Zotit, sepse ftesa e të gjithë profetëve është e njëjtë.

...dhe shkuan pas urdhrit të çdo tirani kokëfortë. -

Ata ishin ndjekës të atyre që Allahu i Madhëruar i përshkruan me dy cilësi: tiranë e të dhunshëm ndaj njerëzve dhe kokëfortë ndaj Shpalljes së Zotit. Kështu, ata refuzuan t’i bindeshin atij që i këshillonte me dhembshuri, dashamirësi e dashuri dhe iu bindën atyre që i dhunonin dhe i mashtronin. Për këtë arsye, ata e merituan ndëshkimin e Zotit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë