Sureja Hud (هود) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 60

وَأُتْبِعُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا لَعْنَةً وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا إِنَّ عَادًا كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِعَادٍ قَوْمِ هُودٍ 60 ٦٠

Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe do t’i ndjekë edhe në Ditën e Kijametit. Ah! Me të vërtetë, Adi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga shpëtimi) Adi – populli i Hudit! (60)

Tefsiri

Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. -

Ata do t'i ndjekë nga pas mallkimi dhe nami i keq në çdo kohë, deri edhe në Ditën e Gjykimit.

Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit! -

Ata kundërshtuan me forcë që të besonin Allahun e Madhëruar, i Cili është Krijuesi e Furnizuesi, Ai i Cili përkujdeset për krijesat e Tij. Prandaj i Madhëruari i dëboi nga çdo e mirë, duke i lënë në mes të të këqijave. Ky ishte shpërblimi i merituar për veprat e tyre të shëmtuara.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë