Sureja Hud (هود) (Ajet 61)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 61

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ هُوَ أَنْشَأَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَاسْتَعْمَرَكُمْ فِيهَا فَاسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبٌ مُجِيبٌ 61 ٦١

(Ia dërguam) Themudit, vëllaun e tyre Salihun. “O populli im”, - tha ai: “Adhuronie vetëm Perëndinë. Ju, s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka (dheu) dhe ju dha të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe Ai u përgjigjet (lutjeve)”. (61)

Tefsiri
Edhe te Themudët dërguam vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij.” -

Edhe në popullin e Themudit, Allahu i Madhëruar dërgoi profetin e Tij, Salihun. Ata janë quajtur Adët e dytë. Ata ishin një popull i njohur, që jetonin në zonën e quajtur El Hixhr dhe Uadil Kura. Vëllai i tyre i gjakut Salihu (a.s.), robi dhe profeti i Allahut, i ftoi ata që të adhuronin Zotin e Vetëm dhe t’i përkushtoheshin vetëm Atij. Nuk ka zot tjetër që të adhurohet me meritë veç Allahut, as nga banorët e qiellit e as banorët e Tokës. Të gjithë, pa përjashtim, janë krijesa të Tij.

“Është Ai që ju krijoi nga toka dhe ju bëri banorë të saj.” -

Është Allahu i Madhëruar që i krijoi njerëzit në Tokë, ku i vendosi për të jetuar sipas porosive të Tij. Ai ju mundësoi në të mirësi të shumta, të dukshme dhe të fshehta. Ai ju mundësoi që të ndërtonit, të mbillnit e kultivonit çfarë të dëshironi në tokë dhe të përfitoni nga mirësitë e saj. Ju i shfrytëzoni mirësitë e krijuara nga Zoti juaj në këtë Tokë. Ashtu sikurse Allahu nuk ka shok në krijimin dhe përkujdesjen e Tij ndaj krijesave, ashtu duhet ta besoni Atë si Një dhe të Vetmin që meriton adhurimet tuaja.

“Kërkoni falje prej Tij dhe gjithmonë pendohuni tek Ai.” -

Kërkojini Zotit falje për gjithçka që keni vepruar në të shkuarën, si idhujtari e gjynahe të tjera, dhe largohuni tërësisht prej tyre. Gjithmonë të jeni robër të kthyer te Zoti me pendim të sinqertë, me nënshtrim dhe bindje. Bëjeni këtë dhe plotësojini këto porosi sepse:

“Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i'u përgjigjet

(lutjeve tuaja).” - Zoti është pranë atyre që i drejtohen Atij me të dyja llojet e lutjeve: lutjet e drejtpërdrejta, me kërkesa konkrete, dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimit. Allahu i Madhëruar u përgjigjet duke ua plotësuar kërkesat, duke ua pranuar adhurimet dhe duke i bërë të qëndrueshëm në to. Ai do t'u japë atyre shpërblimin më të madh e plot mirësi. Mësoje se afërsia e Allahut me krijesat është dy llojesh: e përgjithshme dhe e posaçme. E përgjithshme është afërsia e Tij me të gjitha krijesat nëpërmjet diturisë së Tij absolute. Për këtë lloj afërsie flet ajeti i Kur'anit: "Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne e dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet." [Kaf 16]. Ndërsa afërsia e posaçme e Zotit është me ata që e adhurojnë e i luten, që e duan dhe Ai i do. Kjo afërsi është përmendur nga i Madhëruari, kur thotë: "...por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!" [Alak 19]. Kjo afërsi është me udhëzimin, dashurinë, mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Tij për ta. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër. Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet. Le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë vetëm Mua, që të bëhen të udhëzuar drejt!" [Bekare 186]. Ndërsa në këtë ajet thotë: “S’ka dyshim, Zoti im është afër dhe i'u përgjigjet (lutjeve tuaja)” Kjo afërsi tregon butësinë dhe mëshirën e Zotit mbi ta, tregon se Ai u përgjigjet lutjeve të tyre dhe i realizon qëllimet e tyre. Po për këtë arsye, pranë emrit të Tij El Karib - ‘i Afërt’ është vendosur emri El Muxhib- Ai që u përgjigjet lutjeve të tyre. Por ftesës së Profetit dhe nxitjes së tij për sinqeritet të plotë në adhurimin ndaj Allahut, ata iu përgjigjën me mohim. Ata refuzuan në mënyrën më të poshtër:Lutjet ose dua-të janë dy llojesh:

1 Duau thena ose duâul ibadeh Lutjeadhurimi. Të tilla janë lutjet e robit qëAllahu i Lartësuar t’i japë ato që ai kërkondhe ta ruajë nga ato që ai i druhet, joduke ia kërkuar konkretisht ato, por dukekryer adhurimet për të cilat Allahu iLartësuar ka premtuar se do të japë sishpërblim ato që robi kërkon. Përshembull, njeriu dëshiron të futet nëXhenet. Këtë ai mund t’ia kërkojë Allahuttë Lartësuar me dy mënyra: ose duke iudrejtuar Atij me një kërkesë konkrete,pra, duke thënë: “O Zot, të lutem më futnë Xhenet!”, ose duke ia kërkuar këtë gjëtërthorazi, duke kryer ato vepra dheadhurime për të cilat Allahu i Lartësuar kapremtuar si shpërblim futjen në Xhenet.Kjo mënyrë e fundit është “lutjeadhurimi”, ndërsa lloji tjetër është:

2 Duaul mes’ele lutje kërkese. Kjo do tëthotë t'i kërkosh Allahut të Lartësuardiçka konkrete, si për shembull: “O Zot,më jep rizk hallall, ma shto pasurinë time,m'i ruaj të mirat që më ke dhënë” etj.Këto ishin dy mënyrat me të cilat nemund t'i lutemi Allahut të Lartësuar.Duaja e lavdërimit ose e ibadetit ështëmë e mirë se duâul mes'eleh. Dhe më imiri lloj i duasë së adhurimit është fjala:“El hamdu lil-lâhi rabil âlemin”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë