Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَىٰ قَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ ۖ فَمَا لَبِثَ أَنْ جَاءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ
Të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën Ibrahimit sihariq dhe i thanë: “Selam!” Ai u përgjegj: “Selam!” Dhe me të shpejtë, u solli atyre një viç të pjekur. (69)
Edhe Ibrahimit i shkuan të dërguarit Tanë me sihariq... -
Melekët u dërguan tek Ibrahimi, i dashuri i Allahut të Madhëruar, për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm për ardhjen e një fëmije në jetë. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur i Madhëruari i dërgoi melekët për të shkatërruar popullin e Lutit (a.s.). I Madhëruari i urdhëroi ata që, para kësaj detyre, të kalonin nga Ibrahimi (a.s.) dhe ta përgëzonin për lindjen e Is'hakut. Kur hynë tek ai, ata e përshëndetën:...dhe i thanë: “Selam!”. Ai u përgjigj: “Selam paçi gjithnjë!”. -
Ata e përshëndetën me selam dhe ai ua ktheu gjithashtu me selam. Kjo dëshmon se përshëndetja me selam është e ligjëruar dhe pjesë e traditës së Ibrahimit (a.s.). Gjithashtu, ajeti tregon se përshëndetja me selam duhet t'i paraprijë çdo fjale tjetër. Nga ajeti mësojmë gjithashtu se kthimi i përshëndetjes duhet të jetë më i zgjeruar dhe i mirë sesa përshëndetja e parë. Kjo shihet te forma e kthimit të përshëndetjes nga ana e Ibrahimit (a.s.): “Selam paçi gjithnjë!” dhe, sigurisht, kuptohet më qartë nëse krahason shprehjet përkatëse në gjuhën arabe. Por mirësjellja dhe bujaria e këtij profeti të zgjedhur nuk përfundoi me kaq. I Lartësuari thotë:Dhe nuk vonoi t’i gostiste me një viç të pjekur. -
Sapo i erdhën mysafirët, Ibrahimi (a.s.) nxitoi t’i nderonte duke u nxjerrë një viç të majmë të pjekur mirë e duke u thënë: "Urdhëroni të hani!"Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë