Sureja Hud (هود) (Ajet 75)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 75

إِنَّ إِبْرَاهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّاهٌ مُنِيبٌ 75 ٧٥

Ibrahimi me të vërtetë, ishte i butë, i dhembshëm dhe i kthyeshëm (kah Perëndia). (75)

Tefsiri

Ibrahimi ishte, vërtet shumë i butë, pendestar dhe i kthyer tek Allahu

(me bindje e nënshtrim). - Ibrahimi ishte "ĥalîm", me një moral të jashtëzakonshëm, me zemër të madhe, falës e tolerant i pakrahasueshëm, i përmbajtur dhe i mëshirshëm, që nuk nxitohej të ndëshkonte por i toleronte të paditurit, frenues i zemërimit dhe tejet i butë. Ai ishte i përulur ndaj Allahut në çdo çast. Ibrahimi ishte “munîb” - gjithmonë i kthyer dhe i dorëzuar tërësisht tek Allahu, duke e njohur Atë dhe duke e dashur mbi çdo gjë tjetër. Ai e njihte mirë Zotin e tij, e donte Atë dhe ishte tërësisht i distancuar nga gjithçka tjetër. Për këtë arsye, një njeri i tillë sigurisht që do të ndërmjetësonte me butësinë e tij për mosndëshkimin e popullit të Lutit, por vendimi i Allahut të Lartësuar tashmë ishte i pakthyeshëm:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë