Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Kur i erdhën të dërguarit (engjëjt) Tanë Lutit, (ardhja e tyre) e hidhëroi dhe për shkak të tyre ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!” (77)
Tefsiri
Kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u brengos shumë për ta, e ndjeu veten të pafuqishëm për mbrojtjen e tyre dhe tha: “Kjo është një ditë e vështirë.” -Kur melekët që vizituan Ibrahimin (a.s.) shkuan te Luti (a.s.), ai u ndie keq dhe u ngushtua shumë. Ai mendoi se do të ishte një ditë ankthi tejet e vështirë, sepse vizitorët kishin marrë pamjen e djemve të hijshëm. Si të tillë, ata nuk do t’i shpëtonin shikimit të popullit të tij të shfrenuar dhe të dhënë pas meshkujve. Luti ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e miqve të tij dhe, vërtet, ndodhi ajo që ia kishte frikën:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë