Sureja Hud (هود) (Ajet 82)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 82

فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا جَعَلْنَا عَالِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهَا حِجَارَةً مِنْ سِجِّيلٍ مَنْضُودٍ 82 ٨٢

Dhe kur erdhi urdhëri Ynë, Na rrotulluam çdo gjë, - ato që ishin lart i përmbysëm poshtë, dhe në ta lëshuam tulla e gurë, që binin vazhdimisht, si shiu, (82)

Tefsiri

Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar,... -

Kur erdhi koha e zbatimit të urdhrit për ndëshkim, Ne ua kthyem tokën përmbys, duke e hedhur mbi ta dhe, veç kësaj, u goditën furishëm me një shi gurësh të ndezur. Ky rrebesh ishte i vrullshëm e i pandërprerë. Ai ndiqte pas këdo që përpiqej të largohej nga qyteti, duke mos lënë asnjë të shpëtonte i gjallë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë