Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَقِيَّتُ اللَّهِ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ ۚ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِحَفِيظٍ
Atë që ua ka lënë Perëndia (dhe që e keni arritur në mënyrë të lejueshme) u është më e mirë, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtës i juaj. (86)
“Ato që jua ka lejuar Allahu, janë shumë më të mira për ju, nëse, vërtet jeni besimtarë.” -
Asnjëherë mos harroni që, çdo gjë që Allahu jua ka bërë hallall është shumë herë më e mirë për ju. Prandaj mos lakmoni të përvetësoni diçka në rrugë haram, sepse prej saj nuk ka mirësi, por ka për t'ju sjellë veçse fatkeqësi e dëshpërim. Dëmi që do t’i shkaktoni vetes do të jetë shumë herë më i madh sesa përfitimi. Nëse jeni vërtet besimtarë, atëherë zbatoni me korrektësi atë që ju kërkon ky besim.“Por unë nuk jam rojtari juaj.” -
Unë nuk jam përgjegjës për veprat tuaja – u thotë Profeti (a.s.) - dhe as nuk është detyrë e imja që t'i llogaris dhe regjistroj veprat tuaja. Kjo është në dorën e Allahut të Madhërishëm. Është Ai që i regjistron veprat tuaja dhe ju mbikëqyr në çdo çast, për t'ju shpërblyer e ndëshkuar sipas meritës. Ndërsa unë kam detyrë thjesht t'jua qartësoj plotësisht mesazhin me të cilin u dërgova nga Zoti i gjithësisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë