Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا يَا شُعَيْبُ أَصَلَاتُكَ تَأْمُرُكَ أَنْ نَتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا أَوْ أَنْ نَفْعَلَ فِي أَمْوَالِنَا مَا نَشَاءُ ۖ إِنَّكَ لَأَنْتَ الْحَلِيمُ الرَّشِيدُ
Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që na t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të bëjmë me pasurinë tonë çka të duam. Me të vërtetë, sa i butë dhe i drejtë që je ti! (thanë ata në formë ironike”. (87)
“Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!” -
Kuptimi: Ti na qenke i urti, i mençuri dhe i udhëzuari?! Ti na qenke ai që udhëzon veçse për drejtësi e bamirësi dhe ndalon nga rruga e keqe?! Ti nuk je aspak i tillë dhe ne nuk të besojmë. Kështu, ata donin të shprehin se, sipas tyre, ai kishte pikërisht të kundërtat e cilësive të përmendura. Sipas tyre, ai nuk ishte i butë, i mençur dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë, por mendjelehtë, i çoroditur dhe i devijuar. Pra, me fjalë të tjera, kuptimi ishte: E si na qenke ti i urti e i udhëzuari, ndërsa të parët tanë mendjelehtë e të devijuar?! Pa dyshim që kjo tallje dhe shpifje e tyre ishte një krim shumë i shëmtuar. Profeti është i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe i veshur me të gjitha virtytet e larta. Është e vërtetë që namazi dhe adhurimet ndaj Allahut e udhëzojnë profetin në rrugën e drejtë. Është e vërtetë, gjithashtu, se adhurimet e shtyjnë profetin që të këshillojë popullin e tij për vepra të mira, në krye të së cilave është teuhidi, dhe t'i ndalojë ata nga veprat e këqija dhe padrejtësitë. E ku ka poshtërsi më të madhe sesa adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm dhe sesa përdhosja e të drejtave të krijesave?! Përvetësimet duke vjedhur në peshë e matje apo me çdo mënyrë tjetër janë padrejtësi e madhe, që Zoti e ka ndaluar dhe ka kërcënuar se do të ndëshkohet si vepër e ulët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë