Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا يَا شُعَيْبُ مَا نَفْقَهُ كَثِيرًا مِمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَاكَ فِينَا ضَعِيفًا ۖ وَلَوْلَا رَهْطُكَ لَرَجَمْنَاكَ ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْنَا بِعَزِيزٍ
Ata thanë: “O Shuajb, na nuk kuptojmë shumë nga ato që na thua ti dhe na të shohim të dobët në mesin tonë. E, sikur të mos ishte farefisi yt, na të kishim mbytur me gurë, ti nuk je i respektuar te ne”. (91)
Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.” -
Të zemëruar dhe të bezdisur tej mase nga këshillat e Profetit, ata thanë: "Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.”.“Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.” -Ata thoshin: ‘Ti nuk je njeri me peshë, por thjesht një i rëndomtë e i parëndësishëm. Sikur të mos ishte fisi yt dhe mbështetësit e tu, ne do të të vrisnim me gurë. Ti nuk gëzon ndonjë respekt në zemrat tona dhe nuk ke asnjë vlerë për ne. Nëse po të lëmë gjallë, po e bëjmë thjesht për respekt të fisit tënd’. Duke dashur ti bënte të mendonin, i Dërguari i Zotit iu tha me butësi:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë