Sureja Hud (هود) (Ajet 93)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 93

وَيَا قَوْمِ اعْمَلُوا عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّي عَامِلٌ ۖ سَوْفَ تَعْلَمُونَ مَنْ يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَمَنْ هُوَ كَاذِبٌ ۖ وَارْتَقِبُوا إِنِّي مَعَكُمْ رَقِيبٌ 93 ٩٣

O populli im, bëni sa të mundeni, por edhe unë do të bëjë. Ju, me siguri do ta dini se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. E, pritni ju (fundin), se edhe unë do të pres me ju”. (93)

Tefsiri
“O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.” -

“Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time. Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi.

“Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -

Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë