Sureja En-Nasr (Ndihma Hyjnore — النصر) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




110 En-Nasr(النصر), Ajet 1

إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ 1 ١

Kur të arrijë ndihma e Zotit dhe fitorja, (1)

Tefsiri
Në këtë sure gjen: një sihariq për Profetin (a.s.), një urdhër për të, pasi lajmi i mirë të bëhet realitet, dhe një një parashikim se çfarë pritej të ndodhte më tej.

Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi

(i Mekës),

dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe- grupe.. -

Ky është sihariqi për Profetin (a.s.). Pra, Allahu i Lartësuar i dha Profetit të Tij lajmin e mirë se do ta ndihmonte dhe do t’i dhuronte fitoren e madhe, çlirimin e Mekës dhe përhapjen masive të Islamit. Njerëzit do të hynin grupe-grupe në fenë e Allahut, duke shtuar pasuesit e fesë së Tij. Madje, edhe shumë armiq të Profetit apo pjesëtarë të fisit të tij, që më parë e kishin mohuar, do ta besonin dhe do të bëheshin pasues të udhëzimit që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo ndodhi me të vërtetë me çlirimin e Mekës. Ndërsa urdhri i drejtuar Profetit, pas kësaj mirësie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar, është:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë