Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ
që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave, (2)
“...Prej dëmit të çdo krijese, që Ai krijoi,...” -
Kjo përfshin të gjitha krijesat e Zotit. Pra, Allahu i Lavdëruar na mëson që të kërkojmë mbrojtjen dhe ruajtjen e Tij nga sherri i të gjitha krijesave të Tij: i njerëzve, i xhindëve, i kafshëve etj. E ku mund të gjesh ruajtje dhe strehim prej sherrit të krijesave, më mirë se te Krijuesi i tyre?! Pasi i përmendi në përgjithësi krijesat prej të cilave duhet të ruhemi, Allahu i Lartësuar veçon disa prej tyre. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë