Sureja En-Nas (Njerëzit — الناس) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




114 En-Nas(الناس), Ajet 3

إِلَٰهِ النَّاسِ 3 ٣

Perëndisë së njerëzve, (3)

Tefsiri

“... i Adhuruari i njerëzve ...” -

Gjithashtu, i Lartësuari na udhëzon që ne të kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Ai si i vetmi që meriton adhurimet tona. Allahu i Lartësuar na krijoi për një qëllim të vetëm: që ta adhurojmë Atë me dashuri dhe madhërim, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ky është qëllimi i ekzistencës tonë. I Mallkuari kërkon të na pengojë nga ky qëllim. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet adhurimit të Tij, të ruhemi nga ndikimi i të Mallkuarit. Nëpërmjet adhurimit, ne mund të ruhemi prej nxitjeve të Shejtanit dhe hileve të tij. Ai i mallkuar synon që ne të pasojmë hapat e tij dhe të bëhemi prej banorëve të Zjarrit të ndezur fort. Ndërsa ajeti na udhëzon që të ruhemi prej këtij sherri, duke e lutur Allahun e Lartësuar, që është Zoti, Sunduesi dhe i Adhuruari i njerëzve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë