Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ
E, shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë. (103)
Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti. -
Kështu ndodh, sepse si njohuritë e tyre, ashtu edhe qëllimet e tyre janë të prishura dhe plot ligësi. Edhe sikur të mos ekzistonte asnjë pengesë, këshillat e dashamirësve dhe besimdrejtëve nuk do t’u sillnin asnjë dobi këtyre të padrejtëve kryeneçë. Besimdrejtët i ftojnë vazhdimisht këta mendjemëdhenj, që janë të vetëkënaqur në botën e tyre, për të ndjekur rrugën e mbarë dhe për t’u ruajtur nga e liga. Megjithatë, ata nuk përgjigjen, edhe pse besimdrejtët këmbëngulin në këtë ftesë bujare dhe nuk kërkojnë asnjë lloj shpërblimi prej tyre. Ata nuk ndikohen edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj fakti nga i madhi Zot.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë