Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ
Shumica e tyre nuk besojnë në Perëndinë, por i bëjnë shok Atij. (106)
Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari. -
Edhe pse mund të besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Administruesi që përkujdeset dhe ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave, ata sërish bien në idhujtari dhe nuk e njësojnë të Madhëruarin në adhurim. Këta njerëz që kanë arritur në këtë gjendje nuk presin gjë tjetër, veçse të përfshihen nga ndëshkimi i të Madhërishmit të Plotpushtetshëm, Allahut të Lavdëruar. Ata do të befasohen nga ndëshkimi i Zotit pikërisht atëherë kur do të ndihen të sigurt. Thotë i Madhëruari:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë