Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 17

قَالُوا يَا أَبَانَا إِنَّا ذَهَبْنَا نَسْتَبِقُ وَتَرَكْنَا يُوسُفَ عِنْدَ مَتَاعِنَا فَأَكَلَهُ الذِّئْبُ ۖ وَمَا أَنْتَ بِمُؤْمِنٍ لَنَا وَلَوْ كُنَّا صَادِقِينَ 17 ١٧

Thanë: “O baba ynë, na shkuam të vrapojmë, e Jusufin e lamë te sendet tona, andaj e hëngri ujku. E, ti nuk na beson neve, edhe pse na flasim të vërtetën”. (17)

Tefsiri

Dhe thanë: “O baba! Ne shkuam të bënim gara, kurse Jusufin e lamë te rrobat tona, e në këtë kohë atë e hëngri ujku.” -

Ne po bënim gara me njëri-tjetrin, duke vrapuar dhe duke u stërvitur me shigjeta e heshta, dhe e harruam Jusufin tek rrobat ose çadra jonë. Ne e lamë atje që ai të ishte rehat, të luante vetë dhe të kënaqej. Por gjatë kësaj kohe, atë e sulmoi dhe e vrau ujku.

E dimë që ti nuk do të na besosh, edhe pse po të themi të vërtetën. -

Kuptimi: Ne thjesht po të tregojmë arsyet, edhe pse duket që ti nuk ke për të na besuar. Për shkak të dashurisë dhe dhembshurisë së madhe që ke për Jusufin, nuk do të na besosh. Megjithatë, kjo nuk na pengon ne që të tregojmë arsyet tona. Me këto fjalë, vëllezërit donin që të bindnin babanë e tyre. Madje, për këtë ata sollën një provë të falsifikuar:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë