Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَاءَتْ سَيَّارَةٌ فَأَرْسَلُوا وَارِدَهُمْ فَأَدْلَىٰ دَلْوَهُ ۖ قَالَ يَا بُشْرَىٰ هَٰذَا غُلَامٌ ۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَاعَةً ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِمَا يَعْمَلُونَ
Dhe erdhi një karavan, e dërgoi ujëbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qe një djalë!” Dhe ata, e fshehën atë si plaçkë tregtie, e Perëndia di mirë atë që punojnë ata. (19)
Aty kaloi një karvan udhëtarësh dhe dërguan dikë për të marrë ujë. -
Jusufi qëndroi në pus derisa aty pranë kaloi një karvan, i cili ishte drejtuar për në Misir (Egjipt). Ata dërguan pararojën e tyre, që të shikonte për ujë. Zakonisht, pararojat përgatisnin vendin dhe puset për karvanet. Pararoja shkoi aty dhe hodhi kovën në pus për të marrë ujë. Në këtë moment, Jusufi kapet pas kovës, dhe ngjitet lart. Kur pararoja shikon Jusufin që del nga pusi, thotë:Ai e lëshoi kovën brenda
(në pus)dhe, befas, tha: “Oh, sa gëzim! Këtu qenka një djalosh!” Ata e morën dhe e fshehën djalin si mall tregtie, por Allahu e dinte shumë mirë se çfarë po bënin.” -Ai gëzua shumë dhe tha: “Ky duket si djalë i fisëm. Qenka i mrekullueshëm!”. Atëherë, vëllezërit e tij, që qëndronin aty rrotull, u afruan. Karvani kërkoi që ta blinte këtë djalosh prej tyre dhe ata e shitën Jusufin me çmim të lirë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë