Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِي اشْتَرَاهُ مِنْ مِصْرَ لِامْرَأَتِهِ أَكْرِمِي مَثْوَاهُ عَسَىٰ أَنْ يَنْفَعَنَا أَوْ نَتَّخِذَهُ وَلَدًا ۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي الْأَرْضِ وَلِنُعَلِّمَهُ مِنْ تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ ۚ وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰ أَمْرِهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
E, atëherë, kur e bleu ai personi nga Misiri, i tha gruas së vet: “Bënia të këndshëm strehimin e tij! Ndoshta do të na shërbejë ose do ta përvetësojmë si djalë!” Dhe ja kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë Tokë të bukur dhe ia mësuam komentimin e ëndërrave. E, Perëndia është ngadhnjyes i të gjitha gjërave, por shumica e njerëzve nuk e dijnë. (21)
Atë e bleu dikush nga Misiri, i cili i tha së shoqes: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!” -
Karvani që bleu Jusufin nga vëllezërit e tij shkoi në Misir (Egjipti i sotëm) dhe atje e shitën. Ai që e bleu ishte një fisnik. Kur e pa djaloshin, i pëlqeu shumë, prandaj e porositi gruan e tij: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!”Ai do të na sjellë dobi të shumta ose do ta birësojmë. -
“Djali do të na shërbejë ashtu si skllevërit e tjerë ose do të kënaqemi me të, njëlloj sikur ta kemi fëmijën tonë.” Ai e tha këtë, sepse ndoshta ata nuk kishin fëmijë.Kështu e venduam Jusufin në tokë... -
Pjesë e planit madhështor të Allahut të Lartësuar ishte që bëri të mundur që ai i cili do të blinte Jusufin të ishte një ministër në Egjipt. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që e bëri të mundur që Ministri ta vlerësonte Jusufin në këtë mënyrë. Ky ishte fillimi i ngritjes dhe i fuqizimit të Jusufit....dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. -
Në këtë mënyrë, Jusufi kishte liri dhe kohë të mjaftueshme që t’i përkushtohej më tepër dijes. Ai ishte i zoti në shumë fusha të dijes, por Allahu i Lartësuar e dalloi duke i dhënë privilegjin e njohjes së shpjegimit të ëndrrave.Allahu është Mbizotërues i të gjitha çështjeve, -
Çfarë vendos Allahu i Lartësuar, pikërisht ajo ka për t’u zbatuar. Askush nuk mund ta refuzojë apo ta pengojë vendimin e Allahut të Lartësuar, ashtu si askush nuk mund ta mposhtë pushtetin e Tij apo ta ndalë fjalën dhe caktimin e Tij....por shumica e njerëzve nuk e dinë. -
Ata nuk dinë, prandaj veprojnë në këtë mënyrë. Të mjerët njerëz përpiqen që të mposhtin apo të kthejnë pas caktimin e Zotit të Lartësuar, por ata nuk e kuptojnë se janë shumë shumë të dobët për diçka të tillë, që është thjesht e pamundur.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë