Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 22

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ 22 ٢٢

Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit. (22)

Tefsiri

Kur Jusufi arriti pjekurinë, Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. -

Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, qoftë nga ana intelektuale, qoftë dhe nga ana fizike, dhe kur u bë i aftë të përballej me sprova të vështira dhe të mbante peshën e profetësisë dhe Shpalljes, Allahu i Lartësuar thotë që:

Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. -

Domethënë, e bëmë një profet të ditur dhe një edukator të mirë e të dhembshur, që t'i udhëzojë njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. -

Ata janë bamirës në aspektin e kryerjes së adhurimeve ndaj Krijuesit, duke shfrytëzuar diturinë dhe çdo aftësi të tyre në këtë aspekt. Por, gjithashtu, janë bamirës edhe me robërit e Allahut, duke bërë çdo përpjekje e duke dhënë çdo gjë që kanë mundësi, për t’i ndihmuar dhe udhëzuar në rrugën e drejtë. Për shkak të kësaj bamirësie, mes shpërblimeve të shumta që do u dhurohen është edhe dituria e dobishme, që Allahu i Lartësuar ua shton. Sa më shumë të përkushtohesh në adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe sa më i dobishëm të jesh për krijesat, aq më shumë të nderon Allahu i Lartësuar, duke të dhuruar dituri të gjerë dhe duke të mundësuar që të punosh sipas saj. Ky ajet tregon se Jusufi (a.s) e arriti gradën e ‘vepërmirit’ ose të ‘ihsan-it’. Veç kësaj, Allahu i Lartësuar i dhuroi atij aftësi për të gjykuar drejt mes njerëzve, dituri të madhe dhe, mbi të gjitha, gradën e profetësisë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë