Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُنْ مِنَ الْجَاهِلِينَ
(Jusufi) tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë që më ofrojnë ato. E, nëse ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem kah ato dhe do të bëhem njëri nga xhahilat”. (33)
Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato.” -
Kjo tregon se edhe gratë e tjera filluan ta joshnin Jusufin që të bënte edhe me to atë që kërkonte zonja e tij. Megjithatë, Jusufi zgjodhi më mirë burgun dhe ndëshkimin e kësaj dynjaje, kundrejt kënaqësisë së përkohshme, që sjell ndëshkimin e ashpër dhe zemërimin e Allahut të Lartësuar. Pastaj, me përunjësinë dhe përgjërimin e një robi plot edukatë dhe madhërim për Zotin e tij, ai u lut:Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve. -
Kuptimi: Pas gjithë këtyre joshjeve dhe intrigave, unë mund të tërhiqem prej tyre, sepse unë jam i dobët dhe i pafuqishëm. Unë nuk mund të duroj të tilla sprova, nëse Ti, o Zoti im, nuk e largon prej meje efektin e këtyre joshjeve. Pa ndihmën dhe mëshirën Tënde, unë mund të anoj për nga ato, duke u bërë kështu një i paditur. Do të ishte injorancë e thellë prej meje, nëse do t’i jepja përparësi një kënaqësie të përkohshme dhe kaq të parëndësishme, ndaj premtimit të Allahut të Madhëruar. Nëse do të harroja kënaqësitë e përsëritshme, të njëpasnjësh-me, të pafundme dhe të përjetshme në Xhenetin e begatshëm të Allahut të Lartësuar, do të isha më i humburi dhe i dëshpëruari. Kënaqësitë e Xhenetit janë të larmishme, të shumta dhe të përjetshme. Asnjëherë nuk velesh prej tyre. Dituria, urtësia dhe mençuria të bëjnë që t’i japësh përparësi dobisë dhe kënaqësisë më të madhe dhe të përjetshme. Atëherë, Allahu i plotfuqishëm thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë