Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَاسْتَجَابَ لَهُ رَبُّهُ فَصَرَفَ عَنْهُ كَيْدَهُنَّ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
Dhe Zoti ia plotësoi lutjen e tij dhe shmangu nga ai dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë. (34)
Zoti e pranoi lutjen e tij dhe ia largoi kurthin e tyre. -
Allahu i Madhëruar iu përgjigj Jusufit, duke e larguar kurthin e tyre. Gruaja e Ministrit vazhdonte ta joshte, por ai vazhdonte t’i mbështetej e t’i kërkonte ndihmë Allahut të Lartësuar aq sa mundej, derisa ajo i humbi shpresat. Kështu, Allahu i Plotfuqishëm e largoi të keqen e saj.Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka. -
Allahu e dëgjon atë që lutet dhe është i gjithëditur për qëllimet që fshihen në gjoks. Ai di edhe për dobësinë e njeriut në të gjitha aspektet. Njeriu është i pafuqishëm vetë dhe kurrë nuk ka sukses pa ndihmën, mbështetjen dhe butësinë e Allahut të Lartësuar. Kështu e shpëtoi Allahu i Madhëruar Jusufin (a.s) nga kjo sprovë kaq e vështirë dhe shkatërruese, por çështja tashmë ishte përhapur te njerëzit. Mes tyre kishte nga ata që e justifikonin, kishte nga ata që shpifnin dhe kishte nga ata që qortonin. Atëherë, paria mori një vendim:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë