Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 37

قَالَ لَا يَأْتِيكُمَا طَعَامٌ تُرْزَقَانِهِ إِلَّا نَبَّأْتُكُمَا بِتَأْوِيلِهِ قَبْلَ أَنْ يَأْتِيَكُمَا ۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّي ۚ إِنِّي تَرَكْتُ مِلَّةَ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَهُمْ بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ 37 ٣٧

(Jusufi) tha: “Nuk do t’ju vijë asnjë shujtë e ushqimit, me të cilin ushqeheni ju, e që unë të mos u lajmëroj për atë (përmbajtjen) para se t’ju vijë. Kjo është prej dijenive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakë fenë e popullit që nuk beson Perëndinë dhe i cili mohon jetën tjetër, (37)

Tefsiri

Ai tha: “Përpara se të vijë ushqimi që hani, unë kam për t'jua shpjeguar ato

(ëndra)

që patë.” -

Qetësohuni, sepse shumë shpejt do t’jua shpjegoj ëndrrat që keni parë, para se të vijë ushqimi i drekës apo i darkës. Me sa duket, para se t’ua shpjegonte ëndrrat, Jusufi shfrytëzoi rastin kur ata ishin të gatshëm për ta dëgjuar, për t’i ftuar ata në besimin e drejtë dhe teuhid, duke shpresuar që ata ta pranonin ftesën e tij. Ai u foli me urtësi dhe ngrohtësi:

Këtë gjë ma ka mësuar Zoti im. -

Shpjegimi i ëndrrave është dhunti prej Zotit tim, duke më dalluar mbi të tjerët.

Unë i kam braktisur ata njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe që e mohojnë jetën tjetër. -

Kuptimi: Unë e kam konsideruar si diçka të braktisur dhe kurrë nuk e kam pranuar fenë e atyre që nuk besojnë në ahiret. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e besimit të shtrembëruar dhe të devijuar të popujve të humbur, por gjithmonë jam larguar prej tyre. Ky ajet nuk duhet keqkuptuar dhe kurrsesi nuk mund të thuhet se Jusufi ka qenë më përpara në fenë e devijuar dhe pastaj e ka lënë atë, përkundrazi:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë