Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 3

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ الْقَصَصِ بِمَا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ هَٰذَا الْقُرْآنَ وَإِنْ كُنْتَ مِنْ قَبْلِهِ لَمِنَ الْغَافِلِينَ 3 ٣

Na ty (o Muhammed!) do t’i tregojmë ngjarjet më të bukura përmes shpalljes së këtij Kur’ani; e ti, me të vërtetë, këto nuk i ke ditur më parë: (3)

Tefsiri

Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur.... -

Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin: "Ahsenel Kasas", domethënë, rrëfimin më të bukur, sepse ai është një rrëfim i vërtetë, në të cilin nuk ka asnjë dyshim. Ai nuk është një trillim imagjinate, por një realitet. Kur'ani është përcjellë përmes fjalëve dhe shprehjeve më të bukura dhe më të zgjedhura. Ai përmban kuptime të gjera, të thella dhe të mrekullueshme, nga të cilat përfitohen shumë dobi dhe mirësi. Nuk ka dyshim se Kur'ani është fjala më e bukur, më e plotë dhe më e dobishme e sjellë nga Allahu i Lartësuar. Bukuria e tij qëndron pikërisht në urtësitë dhe mësimet e mrekullueshme që ai përmban. Me shpalljen e këtij libri madhështor dhe të pakrahasueshëm, Allahu i Lartësuar e dalloi profetin Muhamed (a.s)dhe umetin e tij mbi të gjithë të tjerët. Kjo ishte thjesht një mirësi dhe dhuratë nga Allahu i Lartësuar, i Cili është Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm:

Përpara kësaj ti ishe ndër ata që nuk dinin. -

Kuptimi: Ti nuk e dije se çfarë ishte Shpallja dhe çfarë ishte feja, përpara se Allahu i Lartësuar të të shpallte ty Kur'anin madhështor. Allahu i Lartësuar, sikurse thotë në një ajet tjetër,e ka bërë Kur'anin “dritë”, me të cilën ndriçon dhe udhëzon ata që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar e lavdëron Kur'anin, duke e përshkruar atë si “rrëfimi më i mirë dhe më i bukur”. Asnjë fjalë tjetër nuk mund t’i afrohet mirësisë dhe bukurisë së këtij libri. Pas lavdërimit të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon që të tregojë një ndër historitë më të bukura dhe më dobiprurëse, atë të Jusufit (a.s):Bëhet fjalë për suren El Shura, ajetet52-53, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Pokështu Ne të shpallëm ty Libër(jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarëishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne ebëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmënë rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmëprej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe tiudhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën eAllahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dheç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahukthehen të gjitha çështjet.”

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë