Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُ نَاجٍ مِنْهُمَا اذْكُرْنِي عِنْدَ رَبِّكَ فَأَنْسَاهُ الشَّيْطَانُ ذِكْرَ رَبِّهِ فَلَبِثَ فِي السِّجْنِ بِضْعَ سِنِينَ
Dhe (Jusufi) i tha njërit prej këtyre dyve, për të ciln mendoi se do të jetë i shpëtuar: “Përmendëm mua te Zoti yt!” Por djalli bëri që ai (i shpëtuari) të harrojë ta përmend te Zoti i vet (Jusufin) dhe kështu Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg. (42)
Atij, për të cilin besonte se do të shpëtonte, i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. -
Jusufi iu drejtua të riut që, sipas ëndrrës, do të lirohej dhe do t’i shërbente zotërisë së tij, dhe i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. Pra, hape çështjen time te zotëria yt, se mbase kështu ai vendos që të pastrojë figurën time para ligjit dhe të më lirojë nga burgu. Por Allahu i Madhëruar thotë:Por shejtani e bëri të harronte e të mos e kujtonte te zotëria i tij ... -
Shejtani i mallkuar e bëri atë djalë që, kur të dilte, ta harronte Allahun dhe gjithçka që të afron tek Allahu. Ndër çështjet që harroi ishte edhe porosia e Jusufit, i cili e meritonte që të shpërblehej për bamirësinë që i kishte bërë në burg. Por, gjithsesi, çdo gjë ndodh me përcaktimin e Allahut të Lartësuar, i Cili do ta çonte deri në fund planin e Tij:Dhe kështu ai mbeti në burg edhe për disa vjet. -
Shprehja: "bid'a sinin" do të thotë: nga tre deri në nëntë vjet. Për këtë arsye, thuhet se Jusufi ka qëndruar në burg shtatë vjet. Pastaj, kur Allahu i Lartësuar deshi ta nxirrte Jusufin nga burgu, caktoi një shkak për ta realizuar këtë vendim. Qëllimi ishte që ta ngrinte lart gradën dhe famën e Jusufit. Shkak u bë një ëndërr që pa Mbreti i atij vendi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë