Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الْمَلِكُ إِنِّي أَرَىٰ سَبْعَ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعَ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ ۖ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي رُؤْيَايَ إِنْ كُنْتُمْ لِلرُّؤْيَا تَعْبُرُونَ
(Dhe tha mbreti): “Kam parë (në ëndërr) se si shtatë lopë të majme i hanin ato shtatë të liga, dhe kam parë (në ëndërr) shtatë kallinj të gjelbër, shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndërrën time, nëse dini komendimin e ëndërrave!” (43)
Mbreti
(i Egjiptit)tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë.” -Ishte shumë e çuditshme që shtatë lopë të dobëta të hanë shtatë lopë të shëndosha dhe të forta. Gjithashtu pa dhe shtatë kallinj të gjelbër e të tjerë të tharë. Pastaj iu drejtua dijetarëve që i kishte mbledhur dhe u thotë:Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat! -
Ma shpjegoni këtë ëndërr, që duhet të ketë veç një kuptim, dhe të gjithë ju duhet ta dini këtë kuptim. Por ata thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë