Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ مَا خَطْبُكُنَّ إِذْ رَاوَدْتُنَّ يُوسُفَ عَنْ نَفْسِهِ ۚ قُلْنَ حَاشَ لِلَّهِ مَا عَلِمْنَا عَلَيْهِ مِنْ سُوءٍ ۚ قَالَتِ امْرَأَتُ الْعَزِيزِ الْآنَ حَصْحَصَ الْحَقُّ أَنَا رَاوَدْتُهُ عَنْ نَفْسِهِ وَإِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ
(Mbreti u tha grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta mashtronit Jusufin?” Ato thanë: “Perëndia na ruajtë! Na për të nuk dimë asgjë të keqe”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë jam përpjekur që ta mashtrojë atë, por ai me të vërtetë është prej njerëzve të drejtë. (51)
Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin? -
Ai u kërkoi shpjegim të qartë dhe të hollësishëm për Jusufin. A ishte ai vërtet fajtor për ato çfarë flitej dhe për të cilat ishte burgosur, apo ishte i pastër? Atëherë ato, duke dëshmuar për pastërtinë dhe pafajsinë e Jusufit, thanë:Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe. -
Nuk njohim ndonjë të keqe që mund ta ketë bërë ai, as të vogël dhe as të madhe. Me këtë deklaratë u rrëzua tërësisht akuza kundër Jusufit dhe mbeti vetëm dëshmia e gruas së Ministrit. Allahu i Lartësuar thotë:Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta.” -
Tani doli në pah e vërteta dhe u rrëzuan të gjitha akuzat që rëndonin mbi Jusufin. Ai u dënua padrejtësisht me burg, për shkak të një faji që kurrë nuk e pati kryer. Duke nxjerrë në pah më shumë pastërtinë e Jusufit, ajo tha:Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë. -
Ai është i dëlirë dhe i vërtetë, si në fjalë, ashtu edhe në të gjitha veprat e tij. Pastaj ajo tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë