Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ أَسْتَخْلِصْهُ لِنَفْسِي ۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُ قَالَ إِنَّكَ الْيَوْمَ لَدَيْنَا مَكِينٌ أَمِينٌ
Dhe tha sundimtari (mbreti): “Ma sillni atë, do ta marr në suitën time (si këshilltar special)”. E, pasi bisedoi me të, i tha: “Prej sot, ti tek ne, ke pozitë të lartë dhe je i besuar”. (54)
Atëherë, Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” -
Kuptimi: Ma sillni këtu para meje, sepse unë e kam zgjedhur për të qenë nga shoqëruesit e mi më të afërt. Ai do të jetë i nderuar, i respektuar dhe i vlerësuar pranë meje.Pasi bisedoi me të, tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne.” -
Kur Jusufi filloi t’i fliste, respekti i Mbretit për të u shtua, prandaj i tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne. Ti do të kesh postin e një sekretari besnik, që është në gjendje të ruajë sekretin. Atëherë Jusufi, duke dashur që të jetë edhe më i dobishëm për popullin, i thotë Mbretit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë