Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 56

وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي الْأَرْضِ يَتَبَوَّأُ مِنْهَا حَيْثُ يَشَاءُ ۚ نُصِيبُ بِرَحْمَتِنَا مَنْ نَشَاءُ ۖ وَلَا نُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ 56 ٥٦

Dhe kështu, ia dhamë Jusufit pozitën në vend (Misir), dhe ai në të vendosej ku të donte. Na e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë ë duam. Bamirësve nuk ua humbim shpërblimet. (56)

Tefsiri

Kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë të lartë në atë vend, që ai të zotëronte çfarë të dëshironte e ku të dëshironte. -

Kështu, Allahu i Lartësuar i mundësoi Jusufit një jetë të mirë plot begati, pasuri, pushtet dhe autoritet. E si të ishte ndryshe, kur ajo ishte mirësi e dhuruar prej Allahut të Lartësuar për profetin e Tij të dashur dhe të devotshëm?! Thotë i Lartësuari:

Ne e bekojmë me mëshirën Tonë atë që duam dhe kurrë nuk ua humbim shpërblimin vepërmirëve. -

Kjo ishte mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin. Ajo ishte dhuratë nga Allahu i Lartësuar, që është bujar dhe bamirës me të sinqertët dhe të dashurit e Tij. Sigurisht, mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin dhe për të sinqertët nuk është e kufizuar vetëm për këtë botë, por edhe për ahiretin. Premtimi për botën e ardhshme është i mrekullueshëm:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë