Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 59

وَلَمَّا جَهَّزَهُمْ بِجَهَازِهِمْ قَالَ ائْتُونِي بِأَخٍ لَكُمْ مِنْ أَبِيكُمْ ۚ أَلَا تَرَوْنَ أَنِّي أُوفِي الْكَيْلَ وَأَنَا خَيْرُ الْمُنْزِلِينَ 59 ٥٩

Dhe kur i furnizoi ata me ushqim të nevojshëm, tha: “Ma sillni vëllaun tuaj prej babës! A nuk po shihni se unë i plotësoj masat dhe unë jam më i miri mikpritës. (59)

Tefsiri
Jusufi (a.s) i administroi në mënyrën më të mirë depot dhe prodhimet bujqësore. Gjatë kohës së begatisë dhe shirave të bollshëm, i mbolli gjerësisht tokat e Egjiptit. Për magazinimin e prodhimit ai ndërtoi depo të mëdha, të papara ndonjëherë. Kështu, Jusufi krijoi mundësinë e ruajtjes të një mase sa më të madhe pasurie dhe ushqimesh. Pasi mbaruan vitet e begatisë, erdhën vitet e thatësirës dhe të krizës së madhe. Varfëria u përhap në të gjitha vendet rreth e rrotull, deri edhe në Palestinë, ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e Jusufit. Në të tilla kushte, babai i tij, Jakubi (a.s), dërgoi bijtë e tij që të merrnin furnizimedrithi nga Egjipti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon:Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai!” -

Jusufi u peshoi dhe u bëri gati sasinë e drithit, ashtu sikurse vepronte me të tjerët. Si administrator i mençur që ishte, Jusufi nuk jepte më shumë sesa një masë deveje. Natyrisht, ai i pyeti vëllezërit e tij (pa rënë në sy) për gjendjen e tyre, dhe ata i treguan se kishin edhe një vëlla tjetër nga ana e babait, pra, i treguan për Beniaminin. Allahu i Lartësuar na tregon se Jusufi u kërkoi atyre që t’ia sillnin Beniaminin, duke u thënë: “Sillni këtu edhe vëllain tuaj nga babai!” Pastaj i nxiti më tej:

A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë? -

Kuptimi: Unë nuk kursehem në mikpritje dhe bujari për ata që vijnë dhe kërkojnë furnizime. Pastaj i kërcënoi se nuk do t’u jepte furnizim nëse nuk do t’ia sillnin vëllain e tyre:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë